COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Komunat në të cilat u regjistruan 120 rastet e reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas testimit të 452 mostrave të dyshuara për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 120 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve është 13 mijë e 454 të prekur me COVID-19.

Gjithashtu IKSHPK ka njoftuar se në këto komuna u shënuar rastet e reja pozitive me coronavirus.

Komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste,  komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.

IKSHPK ka thënë se brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.454  raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.