Ibrahim Rugova | Foto Facebook

Komuna e Suharekës kujton ish-Presidentin Rugova

Komuna e Suharekës do të organizojë një program kulturo -artistik për të përkujtuar ish-Presidentin e Kosovë, Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e vdekjes.

Programi përkujtimor artistik për Rugovën do të mbahet më 21 janar  në Shtëpinë e Felbahut në Suharekë, duke filluar nga ora 17:00.

Ky programi artistik i përvitshëm organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremi.

Sipas zyrtarëve të Komunës së Suharekës, gjatë këtij programi do të shfaqet video ekspozita me fotografi, “Ibrahim Rugova me personalitete botërore”, dhe një është përgatitur një program muzikor nga grupi “Theranda”

Më këtë aktivitet, Komuna e Suharekës nisë edhe aktivitete për vitin 2020.