Edi Rama kujton Rugovën: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova vdiq 18 vjet më parë, më 21 janar 2006.

“Liria ka emër. 18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare” – thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Sot gjatë ditës, tek varri i tij, homazhe kanë bërë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e personalitete të tjera.

Kurti: Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova