Kurti: Së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku kanë vizituar sot falijen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Siç njoftoi Kurti, së shpejti do të nis projekti për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Rugova.

“Sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova. Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë” – shkroi Kurti.

“Në nderim të figurës së tij dhe kontributit të madh për kombin dhe shtetin tonë, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministrin Çeku vizituam familjen Rugova: bashkëshorten Fanë, vajzën Teuta, djemtë Mendimin dhe Ukën me bashkëshortet e tyre Blerinën dhe Blertën” – deklaroi Albin Kurti.

Restaurimi i shtëpisë së Rugovës do të jetë investim i Qeverisë së Kosovës.

“Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot” – tha ai.

Ky është njoftimi i plotë: