Komuna e Prizrenit qe 3 muaj pa ‘mbajtës të kuletës’

Kanë kaluar 3 muaj që kur Ertan Simitçi kishte dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit për Financa në komunën e Prizrenit pas akuzave nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Simitçi akuzohet për veprimet e kryera në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së.

Drejtori i dorëhequr i Haskukës: Unë zbatova vendimet e ish-kryetarit Ramadan Muja

Ertan Simitçi vjen nga radhët e partisë turke KDTP e cila është në koalicion qeverisës bashkë me Vetëvendosjen në Komunën e Prizrenit, përderisa këto dy subjekte ende nuk kanë vendosur se kush do të emërohet në pozitën e Drejtorit.

Krenare Koqi, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës Mytaher Haskuka, për KALLXO.com tha se për çështjen e emërimit të drejtorit “ende janë në bisedime me partinë e koalicionit, me të cilët kemi edhe marrëveshje paraprake para krijimit të qeverisjes komunale”.

Por ajo tha se ende nuk ka asgjë definitive sa i përket një emërimi.

Por përkundër që kjo Drejtori është pa udhëheqës, Koqi tha se nuk ka pengesa në punën e kësaj drejtorie dhe se puna vazhdon pavarësisht se ky sektor i Komunës është pa drejtor tash e 3 muaj.

Në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Prizren të 31 tetorit të këtij viti, para asamblistëve për të paraqitur raportin financiar të realizimit të buxhetit për periudhën janar – shtator të vitit 2019 ishte paraqitur Zyrtari Kryesor Financiar nga drejtoria e Financave, Zenel Ahmetaj.

Zenel Ahmetaj është i bashkakuzuar me ish – drejtorin Simitçi, ndërsa zyrtari Ahmetaj akuzohet për periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 kur mbante postin e Ushtrues Detyre në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Prizren.

Krenare Koqi tha se Ahmetaj është Koordinator për punën e kësaj Drejtorie.

Foto: Ertan Simitçi/Facebook

“Është pozitë që i takon me organogram, e menaxhon buxhetin në të gjitha zyrat e drejtorisë”, tha shefja e kabinetit të Haskukës.

Por ai, sipas Koqit, nuk po e përfaqëson Drejtorinë e Financave dhe nuk është duke kryer funksionin e ushtruesit të detyrës.

Më 1 gusht, Prokuroria e Prizrenit kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj Ertan Simitçi, që po mbante postin e Drejtorit në Drejtorinë e Financave në Komunën e Prizrenit.

Ertan Simitçi akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo Komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit  ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media.

Me 23 gusht, KALLXO.com kishte raportuar se kryetari i Komunës Haskuka vazhdonte të organizonte debatet publike për buxhetin e vitit 2020 bashkë me drejtorin që tashmë ndaj tij kishte të ngritur aktakuzë.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese

Të njëjtën ditë, ambasada amerikane në Kosovë kishte përkrahur shoqërinë civile duke shprehur mbështetje që të njëjtit kanë folur për sundimin e ligjit.

Ambasada Amerikane mbështet shoqërinë civile që Haskuka ta shkarkojë drejtorin me aktakuzë

Vetëm 3 ditë më vonë, ish – drejtori Simitçi bashkë me kryetarin Haskuka në një konferencë për media kishte njoftuar se ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e Drejtorit, “ Për hir të transparencës dhe llogaridhënies, nga sot jap dorëheqje nga pozita e drejtorit”,  ishte deklaruar Simitçi.

Ambasada Amerikane mbështet shoqërinë civile që Haskuka ta shkarkojë drejtorin me aktakuzë

Simitçi kishte thënë se me nënshkrimin e drejtorit janë bërë pagesat e faturave, por i njëjti si drejtor nuk ka nënshkruar asnjëherë vendimet për të cilat po akuzohet, ndërsa pagesa të këtilla janë bërë që nga viti 2008 e deri në vitin 2014 dhe asnjëherë nuk ka pasur vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit apo nga opinion tjetër.

Drejtori i dorëhequr i Haskukës: Unë zbatova vendimet e ish-kryetarit Ramadan Muja

Vërejtje për punën e Prokurorisë kishte shfaqur edhe kryetari Haskuka, duke thënë se aktakuzën ndaj drejtorit të tij e sheh si tendencioze, “për të njollosur qeverisjen e mirë në Komunën e Prizrenit”.

Haskuka: Prokuroria po mundohet ta pastrojë qeverisjen e kaluar në Prizren

Sipas kryetarit të Prizrenit, do të duhej që edhe ndaj ish-kryetarit Muja të procedohet rast pranë Gjykatës.

“Prokuroria po mundohet që të pastrojë qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Ramadan Muja, duke ngritur aktakuza  ndaj nëpunësve civilë“,  kishte deklaruar Haskuka,  duke shtuar se të njëjtit vetëm kanë zbatuar vendimet e udhëheqësve që qeverisjes së Ramadan Mujës, por Prokuroria nuk po i heton dhe nuk po  i vendos para drejtësisë ata që morën vendime të kundërligjshme.

Edhe ndaj 2 ish – drejtorëve të Komunës së Prizrenit nga qeverisja e Ramadan Mujës, janë ngritur aktakuza të ngjashme për lidhje të kontratave pa tender.

Ish- Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani, është dënuar me 3 mijë euro, pasi që i njëjti në shqyrtimin fillestar ka pranuar fajësinë për veprën penale që akuzohej.

Ish– Drejtori i Prizrenit dënohet për lidhje kontratash pa tender

Hasani që ishte drejtor në periudhën në vitet 2015 – 2016 akuzohet se lidhi kontrata në vlerë 7 mijë euro pa procedura të prokurimit.

Njazi Kryeziu po akuzohet për periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015, kur ishte Drejtor i Urbanizmit në Prizren nën udhëheqjen e ish – kryetarit Ramadan Muja.

Prokuroria e akuzon Kryeziun se pa hapur ndonjë procedurë tenderuese ka lidhur kontratë me TV Opinion për emitimin e spoteve reklamuese  për sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje për nevojat e Drejtorië së Urbanizmit me të cilën ka udhëhequr.

Dëmi i shkaktuar me lidhjen e kësaj kontrate  cilësohet të jetë në total prej 7 mijë e 200 euro, për periudhën 1 Janar deri më 31 Dhjetor të vitit 2015, në vlerë prej 600 euro në muaj.

Njazi Kryeziu del para gjykatës nën akuzë se lidhi kontratë pa tender

Sipas biografisë së publikuar në ëebfaqen e Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2014 është emëruar për herë të parë drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit.

Nga data 16 janar 2018 ai është emëruar për herë të dytë në pozitën e Drejtorit.