Foto: Ertan Simitçi/Facebook

Ambasada Amerikane mbështet shoqërinë civile që Haskuka ta shkarkojë drejtorin me aktakuzë

Më 1 gusht, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Financave Ertan Simitçi për vepër penale të keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ditë më parë organizatat e shoqërisë civile në Prizren i kishin kërkuar kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës, shkarkimin e Ertan Simitçiut, drejtor për Ekonomi dhe Financa në komunën e Prizrenit, të cilit i është ngritur aktakuzë për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Këtë reagim të tyre e ka mbështetur Ambasada Amerikane e cila kanë shprehur mbështetje për shoqërinë civile që kanë folur për Sundimin e Ligjit.

“Shtatë organizata të shoqërisë civile në Prizren kanë reaguar duke i kërkuar kryetarit të komunës të shkarkojë zyrtarin e akuzuar, duke e obliguar kryetarin të qëndrojë prapa premtimit të tij për t’u marrë me korrupsion në mënyrë serioze. Jemi të kënaqur që shohim qytetarët që marrin në mënyrë serioze rolin mbikëqyrës dhe duke folur për Sundimin e Ligjit”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.

 

Aktakuza e prokurorisë është pranuar zyrtarisht në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dhe lënda pritet të caktohet tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda për të filluar me procedurën pran Gjykatës.

Aktakuza ka të bëjë me periudhën kohore 2015-2016 kur Ertan Simitiçi edhe në atë qeverisje në udhëheqjen e Ramadan Mujës ushtronte detyrën e Drejtorit të Financave.

Ertan Simitçi vjen nga radhët e Partisë KDTP, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me Vetëvendosjen Nisma dhe LDK në Prizren.

Sipas biografisë së publikuar në ëebfaqen e Komunës së Prizrenit, Simitçi pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2014 është emëruar për herë të parë drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit.

Nga data 16 janar 2018 ai është emëruar për herë të dytë në pozitën e Drejtorit.

Në reagimin e shoqërisë civile thuhej se “integriteti institucional duhet të jetë fokus i angazhimit të përgjithshëm e veçanërisht i njerëzve në pozitat vendimmarrëse. Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren për drejtorin e drejtorisë komunale për ekonomi dhe financa, në cilësinë e të dyshuarit keqpërdorim të detyrës zyrtare, vë në pikëpyetje integritetin institucional përkatësisht qeverisjen lokale në Prizren. Sipas aktakuzës, Drejtori për Ekonomi dhe Financa pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me ligjet në fuqi ka lidhur kontrata për emitimin e spoteve për nevojat e drejtorisë me mediumet lokale”.

“Mungesa e vullnetit individual për të reflektuar në dhënien e dorëheqjes nga pozita e drejtorit të drejtorisë komunale, kërkon veprime konkrete të lidershipit komunal. Andaj, Organizatat e poshtëshënuara të Shoqërisë Civile, kërkojnë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka ndërmarrjen e veprimeve konkrete në shkarkimin e vartësit të tij, i cili tashmë ka të ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren-t si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Thënë ndryshe, premtimet elektorale ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shkarkimin e udhëheqësve të drejtorive komunale në rastet e ngritjes së aktakuzave, do të tregonte vullnetin e sinqertë në përmbushjen e premtimeve për rritjen e standardeve dhe ndryshimin e praktikave për të siguruar institucione me kredibilitet”, thuhet në reagim.

“Në të kundërtën, shoqëria civile, kishin thënë se vazhdimi i punës në ushtrimin e funksioneve të larta publike të zyrtarëve që kanë të ngritura aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtarë, do të ulë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe do të shërbejë si një praktikë jo e mirë në arsyetimin e veprimeve pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e organizatave të shoqërisë civile Ec Ma Ndryshe, IPSIA, OJQ THY, Nevo Koncepti, Qendra Rajonale e KMDLNJ – Prizren, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore – Legatum dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Më herët KALLXO.com raportoi se Komuna e Prizrenit ka organizuar 5 dëgjime publike për buxhetin 50 milionësh për vitin 2020.

Për 5 ditë me radhë dëgjimet publike janë mbajtur në Gjonaj, Zhur, Reçan, Korishë dhe me datë 23 Gusht është përmbyllur në Sallën e Kuvendit në Prizren.

Në të gjitha këto dëgjime publike Haskuka ka marrë pjesë bashkë me drejtorët e Komunës së Prizrenit.

Në këto takime mori pjesë edhe Drejtori i Ekonomisë dhe Financave Ertan Simitçi ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me Korrupsionin.

Aktakuza e prokurorisë është pranuar zyrtarisht në Gjykatën e Prizrenit dhe lënda pritet të caktohet tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda për të filluar me procedurën pranë Gjykatës.

Më 1 gusht, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Financave Ertan Simitçi për vepër penale të keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuzë ndaj drejtorit dhe u.d. drejtorit për Ekonomi dhe Financa në Prizren

Aktakuza ka të bëjë me periudhën kohore 2015-2016 kur Ertan Simitiçi edhe në atë qeverisje në udhëheqjen e Ramadan Mujës ushtronte detyrën e Drejtorit të Financave.

KALLXO.com mëson se Haskuka pritet së shpejti të dalë me një vendim lidhur me Drejtorin me aktakuzë, se a do të vazhdojë i njëjti ta ushtrojë detyrën e drejtorit apo to të shkarkohet nga detyra.

Ish-kryesuesi i Asamblesë së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, që për një kohë ka ushtruar funksionin e këshilltarit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po akuzohet për lidhjen e kontratave pa ndonjë procedurë të tenderimit, për emetimin e spoteve reklamuese në sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

Aktakuzë për Rastin ‘Pronto’

Edhe Hasan Hasani që ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike, po akuzohet për lidhjen e kontratave pa procedurë të tenderimit, e sipas prokurorisë dëmi i shkaktuar shkon deri në 7 Mijë Euro.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese