Mytaher Haskuka (LVV). Foto: Kallxo.com

Haskuka: Prokuroria po mundohet ta pastrojë qeverisjen e kaluar në Prizren

“Ky është rast tendencioz. Prokuroria po mundohet ta pastrojë qeverisjen e kaluar. Prokurorët dalin në rolin e avokatit të kompanive private. Drejtorët tonë po analizohen me mikroskop“.

Këto ishin akuzat e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në adresë të organeve të drejtësisë në Prizren, e në veçanti Prokurorisë.

Sot drejtori i Haskukës, Ertan Simitçi, dha dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

Aktakuza ndaj drejtorit Simitçi ka të bëjë me periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren në kohën kur kjo Komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së.

Atëherë, sikur edhe deri më sot, Simitçi udhëhiqte me Drejtorinë e Financave të Komunës së Prizrenit.

Aktakuzë ndaj drejtorit dhe u.d. drejtorit për Ekonomi dhe Financa në Prizren

Por Haskuka u shfaq kritik ndaj organeve të drejtësisë në Prizren respektivisht ndaj Gjykatës dhe Prokurorisë, duke thënë se aktakuzën ndaj drejtorit të tij tashmë të dorëhequr e sheh si tendencioze, “për të njollosur qeverisjen e mirë në Komunën e Prizrenit”.

Haskuka vazhdoi duke thënë që pret që kur të fillojë procedura para Gjykatës, e njëjta të marrë parasysh edhe vendimin e nënshkruar nga ish – kryetari Ramadan Muja, për të cilin vendim po akuzohet drejtori i dorëhequr.

Sipas kryetarit të Prizrenit, do të duhej që edhe ndaj ish-kryetarit Muja të procedohet rast pranë Gjykatës.

“Prokuroria po mundohet që të pastrojë qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Ramadan Muja, duke ngritur aktakuza  ndaj nëpunësve civilë“, tha Haskuka,  duke shtuar se të njëjtit vetëm kanë zbatuar vendimet e udhëheqësve që qeverisjes së Ramadan Mujës, por Prokuroria nuk po i heton dhe nuk po  i vendos para drejtësisë ata që morën vendime të kundërligjshme.

Më tutje Mytaher Haskuka tha që aktakuza ndaj drejtorit Ertan Simitçi është ngritur pikërisht në kohën kur Komuna e Prizrenit po organizonte dëgjimet publike për buxhetin e vitit 2020.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese

Kryetari i Prizrenit Haskuka tha se fundi i padrejtësisë në Prizren dhe gjithandej vjen në fund të shtatorit, duke iu referuar zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor.

Më tutje Haskuka vazhdoi duke thënë se drejtorët nën udhëheqjen e tij po “ analizohen me mikroskop nga drejtësia për secilin veprim dhe vendim të tyre“. Ai shtoi se kjo po bëhet për shkak të frikës nga ndryshimi që po vjen në Prizren dhe në Kosovë.

Më 1 gusht, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Financave Ertan Simitçi për vepër penale të keqpërdorimit i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Simitçi akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo Komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit  ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media

Aktakuza e Prokurorisë është pranuar zyrtarisht në Gjykatën e Prizrenit dhe lënda pritet të caktohet tek gjyqtarët e Krimeve të Rënda për të filluar me procedurën pranë Gjykatës.

Ertan Simitçi vjen nga radhët e partisë KDTP, e cila është në koalicion qeverisës bashkë me Vetëvendosjen, Nismën Socialdemokrate dhe LDK-në.

Të premten KALLXO.com ka raportuar se në dëgjimet publike për buxhetin 50 milionësh të vitit 2020 kryetari i Prizreni Mytaher Haskuka kishte marrë pjesë bashkë me drejtorin me aktakuzë Ertan Simitçi.

Aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit për kontratat me spote reklamuese

Po të njëjtën ditë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane duke mbështetur shoqërinë civile, e cila ka kërkuar nga Haskuka shkarkimin e drejtorit me aktakuzë.

Ambasada Amerikane mbështet shoqërinë civile që Haskuka ta shkarkojë drejtorin me aktakuzë

Sipas biografisë së publikuar në web-faqen e Komunës së Prizrenit, Simitçi pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vitin 2014 është emëruar për herë të parë drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Prizrenit.

Nga data 16 janar 2018 ai është emëruar për herë të dytë në pozitën e drejtorit.

Simitçi akuzohet se në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në kohën kur kjo Komunë udhëhiqej nga Ramadan Muja i PDK-së, në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit  ka lidhur kontratë pa ndonjë procedurë të tenderimit me disa media

E njëjta akuzë rëndon edhe ndaj Zenel Ahmetajt për periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren, i cili atë kohë mbante postin e  ushtruesit të detyrës të drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e  Prizrenit.