Komuna e Prishtines

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës në sportelin e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka marr vendim të zgjasë orarin e punës në sportelet e tatimit në pronë nga ora 08:30 deri në 18:00.

“Njoftohen qytetarët e komunës së Prishtinës, se zyrtarët e sporteleve të tatimit në pronë dhe shërbimi postarë në Komunën e Prishtinës, ndërtesa e vjetër, do të punojnë me orar shtesë nga dita e enjte, 20 maj, prej orës 08:30-18:00, çdo ditë pune”, thuhet në njoftimin e komunës të lëshuar nga Drejtoria e Financave.

Në njoftim theksohet se ky hap u mor për të shmangur pritjet e gjata të qytetarëve në shërbimet e pagesës së taksës rrugore.

“Vendimi u bë për të shmangur pritjet në radhë të qytetarëve dhe mbarëvajtjes sa më efikase për shërbimet e taksës rrugore dhe pajisjes me certifikatë të pagesës (vërtetim i tatimit në pronë)”, thuhet në vendim.