Bukë - foto: Facebook/ GertaBukepjekesTetove

Komuna e Mitrovicës u bën thirrje furrtarëve të ambalazhojnë bukën

Pasi territori i Republikës së Kosovës ashtu si e tërë bota po përballet me pandeminë e coronavirusit, Komuna e Mitrovicës si masë shtesë për parandalimin e këtij virusi ka paraparë që të gjitha furrat e Mitrovicës bukën duhet ta mbeshtjellin në qese të letrës.

Komuna e Mitrovicës u ka bërë thirrje të gjithë bukëpjekësve që si masë shtesë për parandalimin e coronavirusit bukën ta mbështjellin në ambalazh të letrës.

Në një njoftim, Komuna kërkon nga inspektorët komunalë që të kërkojnë nga bukëpjekësit ta zbatojnë këtë masë.

Qëllimi i kësaj mase, sipas Komunës, është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të Mitrovicës.

Në komunën e Mitrovicës nuk ka ende persona të prekur nga coronavirusi.