Komuna e Gjilanit, rreth 16 mijë euro bleu farë misri për fermerët

Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së, me datë 2 mars ka hapur tender për furnizim me farë misri.

Kontrata me titull ‘Furnizim me farë misri’ është nënshkruar me datë 10 prill të këtij viti dhe fitues i tenderit është operatori ekonomik me emrin ‘Gresa’,

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 15 mijë e 920 euro dhe operatori ‘Gresa’ sipas portalit shtetëror të prokurimit, është i vetmi që ka aplikuar për këtë tender.

Sipas kontratës së nënshkruar, blerja është bërë me njësi-thasë dhe një thesë me farë misri Komunës së Gjilanit i ka kushtuar 19 euro e 90 cent. Ndërsa ka blerë 800 të tillë, duke e arritur shifrën totale prej 15 mijë e 920 eurove.