Komisioni për Ekonomi i rekomandon Kuvendit shkarkimin e Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale

Me 6 vota për, Komisioni për Ekonomi i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Për votuan deputetët, Amend Muja, Driton Hyseni, Gramos Agusholli, Mimoza Kusari Lila, Jeta Statovci dhe Fidan Jilta.

Në votim nuk morën pjesë kryetari i Komisionit, Ferat Shala dhe deputeti Pal Lekaj.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala kishte kërkuar nga anëtarët e Komisionit për Ekonomi që të tërheqin kërkesën për shkarkimin e Bordit të KPMM-së.

“Unë jam që me tërheq kërkesën për shkarkim, moraisht e kanë obligim mazhoranca me terheq kërkesën për shkarkim. Nuk interferoj në procesin gjyqësor për Feronikelin”-tha ai.

Shala kishte qenë në mesin e deputetëve të cilën në janar kanë rekomanduar që ky bord të shkarkohet pas problemeve që kanë pasur me kryesuesen si dhe për faljen e borxhit 9 milionësh për ndërmarrjen Feronikel.

KALLXO.com ka raportuar për rrjedhën se si u hodh poshtë dosja e “Ferronikeli”-t për borxhin 9-milionësh.

Në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës pati zgjedhur Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Selvete Grajqevci Pllana është zgjedhur kryesuese e bordit ndërsa anëtarët e tjerë të këtij bordi ishin zgjedhur, Jahir Gashi, Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli Makolli.

Shala, kryesues i Komisionit për Ekonomi sot tha se anëtari i Bordit të KPMM-së, Jahir Gashi, ka dhënë dorëheqje.

“Pas marries së kërkesës, kryetari i Kuvendit ia percjell komisionit përgjegjës, andaj sot i kemi ftuar 4 antarët, Jahir Gashi dje ka thënë dorëheqje”- tha ai.

Shala i PDK-së kërkon që të tërhiqet propozim-shkarkimi për Bordin e KPMM-së