Shala i PDK-së kërkon që të tërhiqet propozim-shkarkimi për Bordin e KPMM-së

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka kërkuar nga antarët e Komisionit që të tërheqin kërkesën për shkarkimin e Bordit të KPMM-së.

Komisioni për Ekonomi është duke shqyrtuar propozimin për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

“Kërkesa për shkarkim nuk është prej meje, nuk qëndroj prapa kërkesës për ndryshimin e ligjit që është me ju shkarku juve. Deri në momentin kur parlamenti nuk ju shkarkon ju jeni legjitim. Unë për hirë të opinionit dy herë ju kam drejtuar kryetarit të Kuvendit dhe Zyrës Ligjore që të veprojnë dhe nuk kam marrë pëegjigje meritore, për hapësirën dhe vakumin ligjor pas pensionimit të kryesueses. Kryetari i Kuvendit ka heshtë” – ka thënë Shala.

“Unë jam që me tërheq kërkesën për shkarkim, moralisht e kanë obligim mazhoranca me tërheq kërkesën për shkarkim. Nuk interferoj në procesin gjyqësor për Feronikelin” – tha tutje ai.

Shala kishte qenë në mesin e deputetëve të cilët në janar kanë rekomanduar që ky bord të shkarkohet pas problemeve që kanë pasur me kryesuesen, si dhe për faljen e borxhit 9 milionësh për ndërmarrjen Ferronikel.

Në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës pati zgjedhur Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Selvete Grajqevci – Pllana është zgjedhur kryesuese e bordit ndërsa anëtarët e tjerë të këtij bordi ishin zgjkedhur: Jahir Gashi, Gani Kastrati, Gani Maliqi dhe Rrezarta Pushkolli Makolli.

Shala, kryesues i Komisionit për Ekonomi sot tha se anëtari i Bordit të KPMM-së, Jahir Gashi, ka dhënë dorëheqje.

“Pas marries së kërkesës, kryetari i Kuvendit ia percjell komisionit përgjegjës, andaj sot i kemi ftuar 4 antarët, Jahir Gashi dje ka thënë dorëheqje”- tha ai.

Deputetët rekomandojnë shkarkimin e bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale