Klinaku: Protestuesit për tërheqjen e mjeteve nga Trust-i mund të bashkohen në protestën tonë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar se sot do të protestohet për lejimin e tërheqjes se mjeteve nga Trust-i.

Ai ka thënë se si organizatë e mbështesin tërheqjen e fondeve nga Trust-i duke shtuar se protestuesit për tërheqjen e mjeteve nga Trust-i mund t’i bashkohen protestës së veteranëve.

“Në orën 12 do të ketë protestë për Trust-in. Ne si OVL-UÇK, gjithë ne këtu natyrisht që përkrahim edhe kërkesën për tërhiqjen e Trust-it, por edhe protuestuësit e Trust-it mund të na bashkëohen edhe me protestën tonë”, ka deklaruar Klinaku.

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë thyer kordonin e Policisë së Kosovës dhe kanë depërtuar brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.

Faton Klinaku ju ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos lëndojnë Policinë.

Në oborrin e Kuvendit janë duke qëndruar pjesëtarë të Policisë dhe Njësisë Speciale.

Protesta e sotme është paralajmëruar nga ana e OVL UÇK, që po kërkojnë tash e sa kohë, që pensioni për veteranët e UÇK-së të përfshihet në Ligjin për paga.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.

OVL-UÇK në vazhdimësi kanë kundërshtuar mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga