KFOR-i zhvillon ushtrime në Liqenin e Ujmanit

Pjesëtarë të KFOR-it Italian sot kanë zhvilluar një ushtrim në Liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarët janë pjesë e Batalionit Rezervë Operacional të dislokuar në veri të Kosovës, si pjesë e KFOR-it.

Në njoftim bëhet e ditur se ushtrimi ka zgjatur rreth katër orë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” – thuhet në njoftim.