FOTO: KALLXO.com

KFOR amerikan me pajisje të veçanta në veri

Një kolonë automjetesh të blinduara të KFOR-it amerikan është parë para pak minutash duke u larguar nga Banjska e Zveçanit, vend ku të dielën në mëngjes në një sulm të grupit terrorist u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

KALLXO.com ofron pamje të këtyre automjeteve:

FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës kishte rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjendeshin në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore vazhduan edhe në mbrëmje.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Ndërkaq, sot është mbajtur mbledhje komemorative për rreshterin Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Përfaqësues të institucioneve, diplomatikë e qindra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili dje u vra në krye të detyrës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur Afrim Bunjakun “Hero i Kosovës”.