Foto: KALLXO.com

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku

Përfaqësues të institucioneve, diplomatikë e qindra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit Afrim Bunjaku, i cili dje u vra në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit.

Në varrimin e policit Bunjaku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sot për rreshterin e vrarë dje në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku, është mbajtur edhe një mbledhje komemorative.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur Afrim Bunjakun “Hero i Kosovës”.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra të dielën pas një sulmi nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Rreshteri, Afrim Bunjaku shpallet ‘Hero i Kosovës’