COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Këto janë komunat që s’kanë asnjë rast aktiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e rasteve aktive me COVID-19 për secilën komunë.

Sipas këtyre të dhënave, Komuna e Junikut, Kllokotit, Shtërpcës, Parteshit,Leposaviqit e Zvecanit janë komunat që s’kanë asnjë rast aktiv të të infektuarve me COVID-19.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës është një prej komunave që ka më së shumti raste aktive me COVID-19 që është 774 dhe pas saj është Prizreni më 189 të infektuar.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 70 raste të reja me COVID-19.

Në total, që nga 13 marsi kur janë shënuar rastet e para me COVID-19 në vend janë shënuar 14,496 të infektuar, 11,150 të shëruar dhe 586 viktima.