Kërkohet paraburgimi i të arrestuarit për dhunim në Ferizaj

Një person u arrestua në Ferizaj si i dyshuar për veprën penale “dhunimi”.

Vepra sipas raportit të Policisë ka ndodhur në muajin prill të vitit 2021.

Prokuroria ka ndaluar të dyshuarin në kohëzgjatje prej 24 orësh dhe ka parashtruar kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj thuhet se në kohën kur ka ndodhur rasti, i dyshuari dhe viktima kanë qenë të mitur.

Sa i përket rastit në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Prokurorisë.