Prokuroria e Gjilanit

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për 183 kg drogë në vlerë rreth 400 mijë euro

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y. H. dhe D. H.

Ata dyshohen për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, dyshohet se të pandehurit Y. H. dhe D. H., më 24 tetor 2023, rreth orës 21:35, në zonën kufitare pranë fshatit Kokaj në komunën e Gjilanit, kanë vepruar në bashkëpunim dhe me qëllim përfitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

”Policia – task forca kufitare, tek të njëjtit është gjetur substancë narkotike, e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë prej 182.715 kg, e cila është sekuestruar” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Dyshohet se transportuan marihuanë në vlerë 400 mijë euro nga Serbia për në Kosovë, arrestohen dy persona