Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Antidroga aksion në Prishtinë, konfiskohen kokainë, marihuanë e ekstazi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje njësiti i antidrogës ka kryer një aksion në Prishtinë, përmes të cilit në dy raste të ndara janë konfiskuar kokainë, marihuanë e ekstazi.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit në dy rastet janë arrestuar tre persona.

Në rastin e parë gjatë bastisjes në lokacionet e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi,hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.

“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore”

Ndërsa në rastin tjetër, Policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve”, është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje tëndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë derguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.