Foto: Ilustrim

Mitrovicë e Skenderaj, arrestohen tre të dyshuar për narkotikë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike në Mitrovicë dhe në Skenderaj.

Dy të dyshuar janë arrestuar në Skenderaj, pasi gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.9 gram dhe 2.0 gramë.

Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është realizuar në Mitrovicë. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 9.1 gramë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Ndaj tre të dyshuarve, pas intervistimit janë iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Foto: Policia e Kosovës/Facebook