Prokuroria kërkon paraburgimin e dy zyrtarëve të Gjykatës së Prishtinës

Prokuroria e Prishtinës një një përgjigje dhënë për Kallxo.com ka njoftuar se për  D. H. dhe I. I, zyrtarë të Gjykatës së Prishtinës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tyre.

“Ju njoftojmë se prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”- thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Dy zyrtarët janë arrestuar ditën e hënë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kishte njoftuar Prokuroria përmes një komunikatë zyrtare nga Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion.