Kërcënohet me jetë sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës e Ambientit

Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës e Ambientit, Betim Reçica, po pretendon se është kërcënuar me jetë nga një biznesmen.

Reçica për KALLXO.com ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Polici.

“Unë i kam lajmëruar organet  e rendit. Më ka ardhur kërcënimi nga ai personi dhe kam reaguar e kam lajmëruar rastin”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se përmbajtja e kërcënimit ka qenë fyese, derisa ka shtuar se nuk e di arsyen se pse është kanosur.

“Është mirë me pyet atë pse se me dijeni timen,  nuk e di pse m’ka kërcënuar. Përmbajtja ka qenë fyese, kërcënuese, kanosje, mua dhe familjen na ka shqetësuar, për më shumë janë organet e rendit”, ka thënë më tej Reçica.

Betim Reçica është emëruar më 26 mars të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës në pozitën e sekretarit të përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës.

Këshilli gjeti shkelje në vendimin e Pal Lekajt për emërim e Betim Reçicës U.D. Sekretar

www.kallxo.com