Gjysmëmaratona "Prishtina 2018" - Foto: KALLXO.com

Federata e Atletikes prezanton Gjysmë Maratonën 'Prishtina 2019'

Federata e Atletikes së Kosovës ka bërë të ditur se sot në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti.

Sekretari i Federatës Atletike të Kosovës, Abdurrahman Shkodra ka thënë së  këtë vit është organizimi i 19-të i kësaj gjysmë maratone dhe këshilli organizues i saj do të bëj përpjekjet e tij maksimale që organizimi të jetë më i dalluari deri më tani.

Për organizimin, pjesëmarrësit dhe të rejat në lidhje me gjysmë maratonën e këtij viti do të njoftoheni në këtë konferencë me media. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 11:00)