Foto: Maratona e Malësisë/Facebook

Nuk ka sponsorë, anulohet Maratona e Malësisë në Gjakovë

Edhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për sponsorizime, bizneset dhe korporatat e mëdha po ngurrojnë të bashkohen me organizata sportive.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me Maratonën e Malësisë në Gjakovë, edhe pse interesimi për pjesëmarrje në këtë maratonë është shumë i madh.

Arsyeja pse nuk do të mbahet këtë vit kjo maratonë është sepse nuk ka sponsorë,  kanë shkruar organizatorët e kësaj maratone nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, ata kanë kërkuar ndjesë ndaj disa nga vrapuesit që ende nuk kanë pranuar çmimet e vitit të kaluar si dhe kanë thënë se “jemi duke u munduar në maksimum për të kryer këto pagesa”.