KEDS njofton për dëme në rrjetin elektrik nga erërat e forta

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për shkak të erërave të forta janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Sipas njoftimit në facebook është bërë ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

KEDS ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët duke i siguruar që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizim i rregullt me energji elektrike.

Për dëme nga erërat e forta njoftoi sot edhe Komuna e Prishtinës, e cila tha që janë dëmtuar disa objekte dhe rrugë.