Ilustrim

Katër të mitur të arrestuar brenda 24 orëve, dyshohen për armëmbajtje pa leje

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovës janë arrestuar katër të mitur nën dyshimin e armëmbajtjeve pa leje.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në lokacione të ndryshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se dy të mitur janë arrestuar në Obiliq rreth orës 10:00.

Vetëm një orë e gjysmë më vonë Policia ka thënë se janë arrestuar edhe dy të mitur tjerë në Lipjan.

Në dy rastet e para në Obiliq arrestimet kanë ndodhur pas marrjes së një informate nga ana e Policisë.

Këta të fundit gjatë kontrollit të disa të miturve ka identifikuar dy persona të cilët posedonin armë për të cilat nuk kishin leje.

Tek i dyshuari i parë Policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, ndërsa tek i dyti thuhet se është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas Obiliqit, Policia kishte arrestuar dy të mitur tjerë në Lipjan.

Në rastin e parë Policia thuhet se ka gjetur një shufër metalike në çantën e shkollës të së miturit.

Ndërsa tek i dyshuari i dytë Policia ka thënë se, po ashtu në çantën e shkollës të së miturit, ka gjetur një boks hekuri dhe një revole lodër.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit me vendim të prokurorit rastet kanë vazhduar në procedurë të rregullt.