Katër persona të lënduar në një përleshje fizike në Viti

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje fizike që ka ndodhur në Viti.

Ngjarjen për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tregoi se lëndimet dyshohet se janë marrë nga mjete të forta dhe se për këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar ndërsa dy të tjerë që janë të njohur për Policinë janë në kërkim.

Ai ka treguar se tre nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për shkak të lëndimeve të pësuara.

Ngjarja sipas zëdhënësit ka ndodhur në një rrugë në qytetin e Vitisë, rreth orës 17:10.

Hashani ka thënë se për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit dhe se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.