Katër persona me COVID-19 kanë vdekur për 24 orë

Katër persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Në mesin e tyre është edhe një 56 vjeçar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga 1,678 mostra të marrura në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT (Rapide Antigjenike), prej tyre 113 kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 106,651 raste nga 559,537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,217 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98,539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,895”, thuhet tutje.