Kastrati i pakënaqur më sanimet e rrugëve në Kamenicë, paralajmëron procedura ligjore për kompaninë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku më shefin e kabinetit të tij kanë inspektuar punimet që po bëhet sanimi i rrugëve në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka kritikuar sanimet që janë bërë duke thënë që nuk janë të nivelit të duhur.

“Bashkë me shefin e kabinetit Meriton Ramabaja, po vizitojmë lokalitetet ku ishte e paraparë sanimi i rrugëve me asfalt. Zyrtarë nga digasteret përkatëse janë vazhdimisht në inspektim të punëve në terren dhe nga fotot që shihen më lartë, shihet qartë që cilësia e punimeve nuk është në nivel të duhur”, ka shkruar ai në facebook.

Kastrati i ka thënë që kompania në fjalë do t’i kryejë punimet siç duhet sepse në të kundërtën ka paralajmëruar procedura ligjore.

“Kam kërkuar nga kompania që të përmirësojnë cilësinë dhe t’i rregullojnë të gjitha, në të kundërtën do iniciojmë procedurat ligjore për mos kryerje të punës”, ka thënë ai.

“Punët o do të bëhen mirë, o s’do të përfundojnë në këtë mënyrë! Falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, sepse vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për komunitetin”, ka shtuar ai.