Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LDK-së për deputet prezanton nëntë shtylla për arsimin

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Frashër Demaj, ka thënë se arsimi nën qeverisjen e kësaj partie do të jetë nën nëntë shtylla kryesore.

“Arsimi në pandemi, Avancimi i strukturave dhe i funksioneve në arsim, infrastruktura dhe kurrikula, edukimi parashkollor, arsimi parauniversitar, arsimi i mesëm profesional, arsimi për komunitetet në Kosovë, arsimi i lartë dhe shkenca”, ka thënë Demaj.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Frashër Demaj nga LDK, Blerim Gashani nga LVV Lista e Vjosës, Artan Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane PLE dhe Qerim Bajrami nga Vakat.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.