Burimi: KQZ

Rezultatet për Drenasin fiton Ramiz Lladrovci

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i PDK-së në Drenas Ramiz Lladrovci ka fituar zgjedhjet me 54.05% të votave në konkurrencë me kundër kandidaten nga Demokratët për Drenasin Driton Ajazi 45,54% të votave.

Të dhënat tregojnë që Lladrovci ka fituar 11 mijë e 474 vota ndërsa Ajazi 9 mijë e 753 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Drenasit.

Këtu mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.

Në Drenas, në garë e balotazhit janë Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Driton Ajazi nga Demokratët e Drenasit.

Sot në Kosovë është mbajtur rundi i dytë zgjedhjeve në 21 komuna.