Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çolakoviq: Gjuhët e komuniteteve duhet të përdoren në stadiume sportive

Kandidatja për deputete, Anesa Çolakoviq nga NDS, e ftuar në #DebatPernime ka thënë se nëpër stadiume mungojnë gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Sipas saj, përdorimin e gjuhëve të komuniteteve në këto objekte e obligon ligji.

“Për komunitetet është me rëndësi përdorimi i gjuhëve. Po punojmë dhe kemi dërguar raportime në zyrën e përdorimit e gjuhëve zyrtare në nivel qendror dhe lokale që të aplikojnë gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë përfaqësuesja e partisë NDS.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.