Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çolakoviq: Teatrot e kukullave duhet të shfaqen katër herë në vit

Kandidatja për deputete, Anesa Çolakoviq nga NDS, e ftuar në #DebatPernime ka thënë teatrot e kukullave duhet të formohen ku ato mungojnë e të funksionalizohen ku ato janë.

Gjithashtu Çolakoviq ka thënë se këto teatro duhet të punojnë shfaqje katër herë në vit për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

“Kemi mungesë të teatrove të kukullave dhe duhet të formohen apo funksionalizohen aty ku ekzistojnë dhe do të ishte mirë që në teatrot që ekzistojnë do të ishte shumë mirë që të jenë edhe trupat që do të organizonin shfaqje katër herë në vit për fëmijët e grupmoshave të ndryshme dhe të udhëtonin nëpër qytete të ndryshme për shfaqje”, ka thënë Çolakoviq.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Burbuqe Bakija Deva nga AAK, Fahredin Spahija e Avdi Pireva nga LDK dhe Anesa Çolakoviq nga NDS.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.