Rezultatet për Kamenicën - LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikoj rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Kamenicës.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, mund t’i gjeni në këtë link, i cili është vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të KQZ-së, në Kamenicë: Kadri Brahimaj nga LVV ka 27,59%, Qendron Kastrati nga PSD ka 25,98%, Muhamed Kallaba nga PDK ka 23,25%, Faton Jakupi nga AAK ka 14,16%, Jeton Biçkaj nga LDK ka 8,38%, Albert Sermaxhaj nga NISMA ka 0,64%.

Sipas Exit Polleve të ndryshme, PSD dhe VV shkojnë në balotazh.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet.