Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i AAK-së për deputet: "Mirë ia kanë bo Aleancës që e kanë gjobit"

Infektologu dhe kandidati nga radhët e AAK-së për deputet, Shemsedin Dreshaj, i ftuar në Kallxo Pernime përballë Jeta Xharrës, i pyetur në lidhje me mos respektimin e masave nëpër tubimet politike nga partia e tij, ka thënë se ‘mirë ia kanë bo Aleancës që e kanë ndëshku’.

“Mendoj që nuk është shembull i mirë, edhe për ne që jemi këtu pa maska. Për këtë takim (në foto) është denu Aleanca dhe mirë kanë bo që e kanë ndeshku, por në esencë nuk është e mirë”.

Kurse në lidhje evitimin e tubimeve të partive politike, Dreshaj ka thënë se duhet promovimi i takimeve online.

“Ish konë mirë që në nivel vendi të promovohet takimi  jo fizik, por takimi online përmes mediave të ndryshme. Në atë mënyrë që ta ruajmë shëndetin dhe ta mbrojmë veten. Përndryshe, sado që repsektohen masat në një ambient të tillë, kështu të grumbulluar, mjafton që të jetë vetëm njëri i pranishëm dhe ju do të keni qindra vatra të reja të cilat do të na shpërthejnë dhe pastaj do ta rëndojnë situatën e shëndetësisë në Kosovë, do t’i stërmbushin kapacitetet të cilat aktualisht i kemi”.

Dreshaj po ashtu deklaroi se masat ndëshkimore duhet të aplikohen edhe për individët dhe jo vetëm për organizatorët e tubimeve.

“Nëse duhet diçka të ndërmirret atëherë masat ndëshkimore jo vetëm për organizatorët, por edhe për individët të cilët nuk i respektojnë masat. Njëkohësisht organizatori duhet të ndëshkohet për mos respektim të distancës”.