Kamenica e Mitrovica preken nga coronavirus zbulohen rastet e para

Numri i të prekurve me coronavirus është rritur në 106, nga to 12 raste janë sot.

Një rast i ri është lajmëruar në Komunën e Kamenicës dhe të Mitrovicës.

Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.242 kontakte të rasteve.

106 raste pozitive me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë që nga data 13 mars kur u konfirmua edhe rastet e para

Klina nuk ka lejuar përhapjen e virusit, duke bërë që ta ketë vetëm një qytetar të prekur me COVID-19.N

Ndërsa në Viti deri më sot janë 7 raste, të gjitha raste kontakti me familjen e 77 vjeçarit.

Komuna e Malishevës është komuna më e prekur me gjithsej 38 raste të konfirmuara deri më sot.

Gjilani ka 15 raste, ndërsa Prishtina kanë numër të njëjtë të të prekurve, secila nga 17 qytetarë pozitiv me COVID-19.

Vushtrria ka të konfirmuara 6 raste pozitive, e po ashtu pozitivë me COVID-19 janë edhe 6 gjakovarë.

Podujeva ka katër të prekur me koronavirus, ndërsa nga ky qytet është shënuar edhe viktima e parë e këtij virusi në Kosovë, një 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.

Prizreni, Lipjani, Obiliqi, Suhareka, Ferizaji, Shtimja Peja,Mitrovica, Gjilani  kanë nga një rast të konfirmuar me COVID-19.Sipas IKShPK, në Kosovë, janë konfirmuar raste nga të gjitha moshat, ndërsa mosha më e prekur është ajo 20-29 vjeçare.