Ilustrim

Kaçanik, arrestohen tetë persona të dyshuar, penguan zyrtarët në detyrë

Tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur të dielën, pas mesnate.

Sipas Policisë së Kosovës, pengimi ka rezultuar edhe me lëndim të disa prej zyrtarëve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.