Avdullah Hoti - LDK

Kabineti i burrave, nga 20 këshilltarë Hoti emëroi vetëm dy gra

Hovi i emërimeve të këshilltarëve politik nuk është ndal as në Qeverinë Hoti ndonëse ka mese dy muaj qeverisje.

Në kohën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila tani udhëheq qeverinë e vendit, i kishte numëruar Haradinajt numrin e lartë të këshilltarëve të tij dhe zëvendëskryeministrave në qeverinë e tij.

KALLXO.com ka raportuar në fillim të muajit korrik se Hoti në kabinetin e tij ka mbledhur 16 këshilltarë politik, prej tyre vetëm dy gra. Mirëpo kjo shifër është rritur.

Në një dokument të siguruar nga KALLXO.com, figurojnë se deri më 9 korrik kryeministri Hoti numëron gjithsej 20 këshilltarë politik.

Ndonëse numrin e këshilltarëve ka rritur, Hoti ka vendosur që vetëm nga dy gra të ‘këshillohet’.

Tek emrat e të emëruarve si këshilltar të kryeministrit Hoti janë Ardita Dushi, e emëruar si shefe e stafit të kryeministrit, dhe këshilltare e lartë politike, Visar Berisha, zëvendës-shef i stafit të kryeministrit dhe këshilltar politik, Marigona Berisha – shefe e kabinetit të kryeministrit dhe këshilltare politike, Shpëtim Hajdari – këshilltar politik për çështje të sigurisë, Ramë Manaj – këshilltar politik, Xhavit Beqiri – këshilltar politik dhe drejtor i zyrës për KP, Kastriot Jahaj – këshilltar politik, Alush Gashi – këshilltar politik, Bardhyl Meta -këshilltar politik, Jeton Emini – këshilltar politik, Lidon Pajaziti – këshilltar politik, Suhat Ademi – këshilltar politik, Sencar Karamuco – këshilltar politik, Almir Veliji – këshilltar politik, Afred Kimolli – këshilltar politik, Prenk Gjetaj, këshilltar politik dhe Kryesues i KQPZH, Ivan Milojeviq – këshilltar politik dhe udhëheqës i zyrës për cështje të Komuniteteve, Fisnik Osmani – këshilltar politik për Rininë, Muhamet Mustafa – këshilltar politik për Ekonominë dhe Valon Murtezaj – këshilltar i jashtëm politik, pro-no bonus (pa pagesë).

Edhe numri i këshilltarëve të emëruar nga kryeministri Hoti për zëvendëskryeministrat e qeverisë nuk është i vogël, pasi që një zëvendëskryeministër ka të emëruar nga nëntë këshilltarë politik.

KALLXO.com ka raportuar më 3 korrik se nga 46 zëvendësministra sa janë të emëruar gjithsej, nga 16 ministri, vetëm tetë prej tyre janë gra.

Qeveria e burrave, nga 46 zëvendësministra vetëm tetë gra të emëruara