14 këshilltarë e "rrethojnë" kryeministrin Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti që ka mbushur një muaj qeverisje, në kabinetin  e tij ka mbledhur  14 këshilltarë politikë.

Në kohën e kryeministrit Ramush Haradinaj, Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila tani udhëheq qeverinë e vendit, i kishte numëruar Haradinajt numrin e lartë të këshilltarëve të tij dhe Zëvendëskryeministrave në qeverinë e tij.

Por numër i vogël i këshilltarëve politik nuk është as në Qeverinë e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Në një dokument të siguruar nga KALLXO.com, figurojnë emrat e këshilltarëve politik të emëruar nga Hoti.

Gjithsej numri i përgjithshëm i këshilltarëve të kryeministrit Avdullah Hoti është 16.

Tek emrat e të emëruarve si këshilltar të kryeministrit Hoti janë Ardita Dushi , e emëruar si Shefe e stafit te kryeministrit, dhe këshilltare e lartë politike, Visar Berisha, zëvendës  shef i stafit të kryeministrit dhe këshilltar politik, Marigona Berisha , shefe e kabinetit të kryeministrit dhe këshilltare politike, Shpëtim Hajdari, këshilltar politik për çështje të sigurisë, Ramë Manaj, këshilltar politik, Xhavit Beqiri, kshilltar politik dhe drejtor i zyrës për KP, Kastriot Jahaj, këshilltar politik, Alush Gashi,  këshilltar politik, Bardhyl Meta, këshilltar politik, Jeton Emini, këshilltar politik, Lindon Pajaziti, këshilltar politik, Suhat Ademi, këshilltar politik, Sencar Karamuco, këshilltar politik, Almir Veliji, këshilltar politik, Alfred Kinolli, këshilltar politik dhe Prenk Gjetaj, këshilltar politik dhe Kryesues i KQPZH.

Edhe numri i këshilltarëve të emëruar nga kryeministri Hoti për zëvendëskryeministrat e qeverisë nuk është i vogël, pasi që një zëvendëskryeministër ka të emëruar deri në nëntë këshilltarë politik.