Izet Sadiku nga LDK-ja caktohet ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive

Izet Sadiku është caktuar ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Shpend Fazliu, zëdhënës i ShSKUK-së, i cili ka shtuar se drejtori i Sherbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi e ka caktuar Sadikun në pozitën e U.D të drejtorit.

“Ju konfirmojmë se drejtori i përgjithshëm e ka caktuar U.D. të drejtor të Klinikës Infektive, dr. Izet Sadiku”, ka thënë ai.

Infektologu Izet Sadiku është kryetar i Degës së pestë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Prishtinë.

Izet Sadiku ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë.

Më 5 shkurt të këtij viti, Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj – Berisha, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

KALLXO.com javë më parë ka raportuar gjithashtu se ish-kandidati i LDK-së për deputet Valbon Krasniqi është zgjedhur drejtor i ShSKUK-së në konkursin e politizuar dhe jotransparent.

 

Valbon Krasniqi zgjidhet drejtor i ShSKUK-së në konkursin e politizuar dhe jotransparent