Ilustrim

Iu gjetën marihuanë dhe grinder, arrestohen një burrë dhe një grua në Prizren

Në Prizren u arrestua një burrë dhe një grua gjatë së enjte nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarve gjatë kontrollit iu gjetën dhe konfiskuan një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.59 gramë, një grinder dhe një cigare e dyshuar të jetë me marihuanë dhe me peshë prej 0.81 gramë.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar u liruan në procedurë të rregullt.