Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LVV-së për Kaçanikun premton se do të ndërtoj tualete të reja në institucionet komunale

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Kaçanikut Jeton Raka, ka thënë se me qeverisjen e tij do të ketë tualete të reja në banjot e institucioneve të komunës.

“Në qeverisjen tonë do të ketë tulate të reja, të mirëmbajtura dhe të gjitha institucionet tjera po ashtu do të themelojmë Ndërmarrjen publike për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra”, tha ai në Debat Pernime.

Kandidatët për kryetar të Kaçanikut janë përballur me pamjet e QKMF-së në këtë komunë, ku mungojnë kapakët e guasave të banjove.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kaçanikut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kaçanikut: Besim Ilazi nga PDK; Jeton Raka nga LVV; Kastriot Bushi – kandidat i pavarur; Shkëlqim Jakupi nga LDK dhe Shukri Luta kandidat i pavarur.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kaçanikut: Ardita Rrahmani nga LDK; Florina Lika Vishi dhe Lirije Luta nga PDK; Arta Sopa dhe Resmije Loki nga LVV; Rabije Sallahi dhe Valentina Murseli nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.