Tubimi i LDK ne Lipjan

Ish-deputetët e LDK-së që nuk arritën të bëhen përsëri deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet nacionale në vitin 2019 kishte siguruar 31 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por këtë vit ka vetëm 15.

LDK në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka dalë partia e tretë me 110,978 vota të fituara apo 12.64%.

Nga LDK pragun për të bërë përsëri deputetë nuk e arritën: Ekrem Hyseni, Faton Bislimi, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj e Ardian Shala.

Në këto zgjedhje nuk arriti të bëhet deputete as kandidatja Lirije Kajtazi e cila ishte e 6-ta në listën e LDK-së këtë vit.

Tutje, kandidatët e tjerë që ishin vitin e kaluar deputetë e këtë vit nuk u bënë janë: Shkelzen Hajdini, Vlora Limani-Hajnuni, Ilir Ferati, Fidan Rekaliu, Doruntinë Maloku -Kastrati, Visa Hoti dhe Saranda Musliu.

Sa i përket kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, ai ka fituar 69,640 vota.

LDK me 15 ulëse në Kuvend, ja kush arriti të bëhet deputet

.