LDK me 15 ulëse në Kuvend, ja kush arriti të bëhet deputet

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

LDK në bazë të këtyre rezultateve ka dalë partia e tretë me 110,978 vota të fituara apo 12.64%.

Sa i përket kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, ai ka fituar 69, 640 vota pasuar nga Kujtim Shala me 32,700 vota, Lumir Abdixhiku me 25,264, Anton Quni me 14,840 vota si dhe Armend Zemaj me 13,798 vota për deputetë.

Pragun për deputetë e ka kaluar edhe Hykmete Bajrami me 12,402 vota, Agim Veliu me 11,808 vota, Behgjet Pacolli me 11,649 vota, Arben Gashi me 10,390 vota, Besian Mustafa me 9,743 vota.

Pas tyre deputetë kanë arritur të bëhen edhe Driton Selmanaj me 8,818 vota, Marigona Geci me 6,660 vota, Vlora Dumoshi me 6,266 vota, Valentina Bunjaku Rexhepi me 5, 775 vota dhe Rrezarta Krasniqi me 5,526 vota.

Rezultatet përfundimtare për secilin subjekt mund t’i gjeni në këtë link.