Laboratori i Drogës në Zveçan: Foto MPB

IPK nis hetimet për laboratorin 1.5 milionësh të drogës në Zveçan

Inspektorati Policor i Kosovë ka nisur një hetim të ri nën urdhrat e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për disa zyrtarë policorë që lidhen me bastisjen dhe veprimet e zyrtarëve me datën e 23.05.2022, kur u ndërmor aksioni në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit.

Pas aksionit, një zyrtar policor ishte arrestuar për dëmtim të kamerave të sigurisë në vendin ku ishte i vendosur laboratori i drogës në Izvor.

Zyrtari policor i arrestuar është duke u dyshuar për 3 vepra penale, ‘Keqpërdorim te pozitës zyrtarë, ‘dhënie e ndihmës’ dhe fshehje të provave.

https://kallxo.com/lajm/dyshohet-se-demtoi-pamjet-e-kamerave-ku-u-krye-aksioni-anti-droge-ne-veri-arrestoh/

KALLXO.com merr vesh se pas zgjerimit të hetimeve në bazë të analizimit të rastit në koordinim me Prokurorinë e Mitrovicës, janë duke u hetuar edhe zyrtarët tjerë policorë të njësive tjera për veprat e njëjta penale.

Veprimet hetimore të IPK-së janë duke u ndërmarrë ndaj këtyre zyrtarëve policorë të njësive, Kufitare, Forenzikës e Antidrogës.

Prokuroria e Mitrovicës ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që t’i shikoi veprime për disa zyrtarë policorë se pse atë ditë ishin aty.

Dyshimet për disa zyrtarë policorë janë se kanë shkuar tek laboratori edhe pse nuk ishin në aksion dhe kanë hyrë pa pas urdhër nga gjykata e Mitrovicës.

IPK ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë filluar intervistimin  e zyrtarëve policorë dhe hetimin e tyre por nuk kanë dhanë detaje tjera për shkak se rasti është duke u hetuar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, në këtë fazë të hetimeve IPK ju konfirmon  se me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë jemi duke zhvilluar një hetim lidhur me këtë rast. Veprimet hetimore të hetuesve të IPK-së përveç tjerash kanë përfshirë edhe intervistimin e disa zyrtarëve policorë të njësive të ndryshme policore. Për shkak të integritetit të hetimit në këtë fazë nuk mund të ipen detaje shtesë për këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Inspektorati Policor të Kosovës për KALLXO.com.

Ndër të tjera, policët dhe doganieret e Kosovës ne fillimin e aksionit në fshatin Izvor të komunës së  Zveçanit ishin sulmuar me armë.

“Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar”, shkruhet në raportin e policisë i cili me pas sqaron se njësitet policore gjatë kontrollit kishin zbuluar laborator për përpunimin e mariuanës.

“Njësitë policore gjatë kontrollit të një objekti në ndërtim, pronë e një mashkulli/Serb kanë gjetur dhe asgjësuar 9084 copë bimë të dyshuara narkotike. Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 4 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në komunikatën e policisë për datë 23.05.2022.

KALLXO.co ka raportuar ditën kur ka ndodhur aksioni në veri për shkatërrimin e laboratorit të drogës në fshatin Izvor të Zveçanit.

https://kallxo.com/lajm/aksioni-ne-veri-u-zbulua-nje-laborator-per-kultivimin-e-marihuanes-me-mbi-10-mije-fije-te-mbjellura-foto/

https://kallxo.com/lajm/6-milione-euro-vlera-e-droges-se-gjetur-ne-laboratorin-e-marihuanes-ne-veri-te-kosoves/