Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Aksioni në veri, u zbulua një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10 mijë fije të mbjellura (FOTO)

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga një aksion i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës në Izvor, në veri të vendit, është zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës me mbi 10 mijë fije, të gatshme për t’u shitur.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje Sveçla ka njoftuar se përgjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni ka vazhduar me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

“Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”, ka theksuar ai.

FOTO: Xhelal Sveçla/Facebook
FOTO: Xhelal Sveçla/Facebook
FOTO: Xhelal Sveçla/Facebook