Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

6 milionë euro vlera e drogës së gjetur në laboratorin e marihuanës në veri të Kosovës

6 milionë euro është vlera e drogës së sekuestruar dhe 1.5 milion euro është vlera e pajisjeve të shkatërruara nga laboratori i drogës në Izvor, në afërsi të kufirit me Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i cili ka publikuar një fotografi në të cilën shihet duke u bërë shkatërrimi i bimëve narkotike.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.

Nga një aksion i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës në vendin Izvor është zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës, në të cilin janë gjetur mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Aksioni në veri, u zbulua një laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10 mijë fije të mbjellura (FOTO)