IKSHP teston 118 mostra për coronavirus, të gjitha rezultojnë negative në testin e dytë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rasti pozitiv për të cilin është raportuar sot sipas IKSHP-së ka qenë rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. IKSHP ka njoftuar se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

“Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.642 kontakte të rasteve”, ka njoftuar IKSHP.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 2 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 998.767 raste të COVID-19 dhe 51.283 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (235.190), Italia (115.242), Spanjë (110.238), Kina (81.589), Gjermani (83.875), Francë (59.105), Irani (50.468), Mbretëri të Bashkuar (33.718), Zvicër (18.475), Turqi (18.135), Belgjikë (15.348), Holandë (14.697), Austria (11.076) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.544), Serbi (1.171), Kroaci (1.011), Slloveni (897), Maqedoni e veriut (384), Shqipëri (277) dhe Mali i Zi (144).

Deri me 2 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.915), Spanjë (10.096), Francë (4.503), Mbretëri të Bashkuar (2.921), Holandë (1.339), Belgjikë (1.011), Gjermani (1.066), Zvicër (522), Turqi (356), Austri (158), Danimarkë (123), Greqi (53), Poloni (51), Serbi (31), Luksemburg (30), Hungari (21), Slloveni (17), Shqipëri (16), Maqedoni e veriut (11), Bullgari (10), Kroaci (7) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!