IHMK paralajmëron vërshime dhe rrëshqitje dheu në rajonin e Pejës dhe Gjakovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për mundësi vërshimesh dhe përmbytjesh si dhe rrëshqitje dheu në rajonin e Pejës dhe Gjakovës.

Në njoftim thuhet se kjo gjendje atmosferike është parashikuar për fundjavës, në 48 orët e ardhshme.

“Reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheutRajoni(et): Pejë, Gjakovë Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30%”- thuhet në njoftim.

Rajoni i Dukagjinit në Kosovë është përballur me vërshime edhe para rrethnjë muaji, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.